13 Qershor, 2022

“Veç i imi”- Sardi Strugaj sqaron çfarë fshihet pas fotos me këngëtaren e njohur: Po i marr hapat ashtu siç e…


Pak ditë më parë në rrjet u përfol se dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Sardi Strugaj dhe Luar Arani, janë çifti më i ri i showbizit.

Dyshimet nisën me një foto që këngëtarja postoi në llogarinë e saj në Instagram me mbishkrimin, “Veç i imi.”

Së fundmi këngëtari Sardi Struga, në një intervistë të shkurtër për “Top Albania Radio”, zbuloi se “Veç i imi” është titulli i bashkëpunimit të tij me Luar Aranin. Megjithatë s ai përket raportit të tij me këngëtaren, Sardi vendosi të mos japë detaje.

“Jam shumë i kënqaur, duket që po i marr hapat ashtu siç e kam planifikuar. Planet vazhdojnë puna është gjithmonë në rritje. Kemi 4 këngët për të nxjerrë. Kënga e para është bashkëpunim titullohet “Veç i imi” Këngëtaren po e mbaj surpirizë por po të hyni tek Instagrami im…”- tha Sardi.

Risjellim në kujtesë se Luari u bë e njohur me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, vite më parë. Pas një pushimi ajo është bërë sërish aktive në muzikë duke sjellë shumë projekte të reja shumë shpesh.

Nga ana tjetër, Sardi ka qenë pjesë e “X-Factor” dhe që atëherë ka qenë pjesë aktive e muzikës me projekte të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al