20 Mars, 2022

Vëllai i deputetes shqiptare dhe bashkëshorti i tij bëhen me fëmijë! Historia e sherrit me familjen në Kosovë dhe shkëputja e raporteve me politikanen


Vëllai i Mimoza Kusarit, Ylber Kusari, i cili para disa javësh ka kurorëzuar dashurinë e tij me Jonathan Ausman në Kanada, tashmë është bërë me fëmijë.

mimoza kusari ylber kusari

Kjo është bërë e ditur nga bashkëshorti i tij Jonathani përmes një postimi në “Facebook”, ku mësohet se çifti është bërë me fëmijë përmes një nëne surrogate. Çifti ka vendosur që vajzën e tyre ta quajnë Adea.

ylber kusari

Jemi shumë krenarë të njoftojmë lindjen e vajzës sonë Adea Ausman-Kusari më 1 mars 2022, në orën 17:49, në Spitalin e Përgjithshëm Brockville”, shkruhet në postimin e Ausman. Kjo martesë u pa me shumë skepticizëm në Kosovë, ku shumë edhe sulmuan deputeten për martesën homoseksuale të vëllait të saj.

ylber kusari1

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, për herë të parë ka deklaruar lidhur me martesën e vëllait të saj, për të cilin tha se nuk e kishte uruar atë për martesë. Deputetja tha se nuk ka pranuar të jetë pre e një luftë që synim ka pasur t’i sulmojë të drejtat e komunitetit LGBTIQA+ në Kosovë.

mimoza kusari

Gjithashtu, Mimoza Kusari-Lila tha se ka refuzuar të hyjë në gjithë atë diskutim, sepse e ka parë si sulm politik. “Mënyra dhe tendenca e të tjerëve që kinse në një status përmendin situatën, emrin tim, përmendin mosangazhimin publik të vëllait tim, po i përmendin edhe LVV të tria bashkë për mua nuk kishte mbështetje fare. Unë nuk kam pranuar me të drejtë që të bëhem pre e një luftë që nuk e ka pasur synimin t’i mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTIQA+ në Kosovë… për mua ka qenë luftë e shprehur ndaj këtij komuniteti në Kosovë, për arsye se vëllai im jeton në Kanada”, është shprehur ajo, shkruan “Express”.

ylber kusari3

“Vëllai im fatmirësisht është në një shtet me demokraci, në të cilin ka ministra, jo vetëm të orientimit seksual të gjinisë së njëjtë, por ka edhe transgjendër… unë kam refuzuar të hyj në këtë diskutim”, ka thënë Kusari-Lila.  “Unë kam parë ekskluzivisht sulm politik. Nuk mundet me kaluar një vëmendje e tillë pa ndjeshmëri. As tek ai (vëllai), as te ne si familje. Kanë qenë prindërit që janë ekspozuar në një fushatë denigruese…”

ylber kusari6

Me aq sa dihet në mediat kosovare, edhe prindërit e Mimozës nuk e kanë mirëpritur këtë martesë, duke shkëputur çdo raport me të. Nga ana tjetër, Ylberi vijoi i pashqetësuar jetën e tij, ku edhe është bërë me fëmijë, duke mbyllur kështu njëherë e mirë raportet me familjen e tij në Kosovë.

ylber kusari5

ylber kusari2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al