19 Prill, 2022

Vëllai i Michelle Obama padit shkollën private pasi i përjashtoi fëmijët, ja akuzat e ngritura


Vëllai i Michelle Obama dhe gruaja e tij kanë paditur ‘Shkollën Universitare të Milwaukee’ për përjashtimin e fëmijëve të tyre 9 dhe 11-vjeç pasi pretendojnë se ata u ankuan se mësimet virtuale ‘përdornin stereotipe raciste’.

Vëllai i ish-zonjës së parë të SHBA, Craig Robinson dhe bashkëshortja e tij ngritën një padi kundër shkollës këtë javë pasi pretenduan se institucioni privat përdorte fjalë në mënyrë të papërshtatshme gjatë mësimeve. Ata gjithashtu pretendojnë se mësuesit ishin paragjykues ndaj nxënësve me prejardhje të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Ata pretendojnë se shkolla u hakmor kundër familjes së tyre pasi ata paraqitën disa raporte në janar dhe mars 2021 në lidhje me shqetësimet që kishin rreth paragjykimeve racore dhe socio-ekonomike që thuhet se i kishin dëgjuar gjatë mësimit virtual.

Në deklaratën e shkollës arsyetimi për përjashtimin e djemve të tyre ishte se ata “nuk kanë përmbushur angazhimet si partnerë me USM, mësuesit dhe administratorët e shkollës”.

Por në një intervistë me ‘Good Morning America’ të martën, ata thanë se përjashtimi ishte hakmarrje ndaj bisedave që ata kishin me shkollën rreth paragjykimeve racore. “Ne dëgjuam se çfarë po ndodhte në klasë për shkak të COVID,” tha Craig. “Ka pasur përdorim të përsëritur të stereotipeve racore dhe etnike.Përveç kësaj…kishte një pandjeshmëri ndaj statusit socio-ekonomik si dhe një shpërfillje për fëmijët që nuk ishin fizikisht në klasë.“-shtoi ai.

Për fëmijët e tyre ata paguanin 23,130 dhe 24,640 dollarë në vit.

Gjatë vitit shkollor,ata thanë se i shprehën shkollës shqetësimet e tyre dhe ofruan sugjerime për përmirësim, por shtuan se shkolla ‘hoqi nga shkolla fëmijët, duke u hakmarrë kundër tyre për shkak të çështjeve që ngritën.’

Robinson thanë se janë të shokuar, pasi mendonin se fëmijët e tyre ishin “studentë model” dhe se kishin marrë hapat e duhur për të adresuar atë që ata vërtet besonin se ishte një problem. Tani, ata thonë se duan drejtësi duke paditur shkollën për shkelje të kontratës dhe diskriminim racor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al