6 Mars, 2022

Vendos bastin për fitoren e mikut të tij, reperi i njohur humb çmimin marramendës


Reperi i njohur Drake thuhet se ka humbur plot 275 mijë dollarë pasi vuri bast se Jorge Masvidal do të mposht ish-shokun e skuadrës, Colby Covington në UFC 272.

Përmes disa pamjeve në rrjetin social Instagram. ai shihet teksa po vendos bastin më të madh për Masvidal.

Megjithatë, ky i fundit e humbi ndeshjen duke shkaktuar një humbje të madhe monetare edhe për reperin e njohur.

“Le të flasim për të gjitha paratë që Drake humbi sonte, ai duhet të kthehet në shitjen e albumeve për t’i fituar paratë”, tha ndër tjera Covington.

Masvidal u shpreh se kjo ishte paraqitja e tij më e dobët ndër vite, ndërsa ofendoi kundërshtarin e tij Covington, për të cilin u desh të ndërhynte sigurimi në mënyrë që situata të qetësohej.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al