23 Prill, 2022

“Vendosja makeup për të fshehur shenjat e dhunës”/ Marka e njohur përgënjeshtron deklaratën e Amber Heard


Mes të përfshirëve në gjyqin mes Johnny Depp dhe Amber Heard ka qenë edhe marka e famshme kozmetike Milani pasi aktorja pretendoi se mbante me vete një paletë korrektuese Milani (Milani Conceal + Perfect All-in-One Correcting Kit) gjatë gjithë marrëdhënies me Johnny-n duke u shprehur se e përdorte për të mbuluar dëmtimet nga abuzimi fizik që i shkaktonte Depp.

Mirëpo, diçka e tillë është përgënjeshtruar nga Milani që i është përgjigjur menjëherë përmendjes në gjyq, përmes një videoje 15-sekondëshe në llogarinë zyrtare në TikTok, për të hedhur poshtë pretendimin e Heard.

Ju na kërkuat… le ta tregojë regjistrimi se kompleti ynë korrigjues u lançua në vitin 2017!” kruhej në postim. “Kini parasysh: abuzimi i supozuar ishte rreth viteve 2014-2016, divorci në 2016-ën, data e publikimit të paletës së grimit: Dhjetor 2017,” shkruante teksti mbi videon që tregonte Depp dhe Heard në sallën e gjyqit, teksa luhet kënga e Backyardigans “International Super Spy”.

Videoja tregon selinë e Milanit, ku një grua e re mban një katalog produktesh të kompanisë, të hapur në faqen që përshkruan kompaktin e grimit. Kamera më pas tregon datën e lëshimit të produktit në vitin 2017 – që do të thotë se Heard nuk po e përdorte atë paletë gjatë marrëdhënies së saj me Depp.

“Ne jemi këtu për të dhënë faktet e çështjes,” shtoi marka në komente.

 

@milanicosmetics You asked us… let the record show that our Correcting Kit launched in 2017!? #milanicosmetics ♬ International Super Spy – dylan

Johnny Depp bëri një deklaratë tronditëse në një nga seancat duke thënë se ish-gruaja e tij e kishte kërcënuar se do të vriste veten kur ai përpiqej të linte mënjanë zënkat e tyre. Ai tha se Amber e ka kërcënuar se do vriste veten. Johnny shpjegoi se kur ata kishin zënka të mëdha- të cilat ai këmbëngul se i nxiste Amber dhe jo anasjelltas- ai shpesh vendoste të largohej nga këto situata toksike që mund t’i shkaktonin asaj kriza nervore.

Ai madje shkoi larg duke e quajtur Amber ‘histerike’, duke thënë se kërcënime e saj për vetëvrasje vërtetojnë se ajo nuk mund të “jetonte pa të”. Më tej në dëshminë e tij tha se ish-bashkëshortja pa ndarjes i shkonte jashtë shtëpisë dhe bërtiste.

Aktori i “Pirates of the Caribbean” ka paditur Heard-in për 50 milionë dollarë për një intervistë të dhënë në “Washington Post” në vitin 2018, ku ajo shkruante për përvojën e saj si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Amber nuk e përmendi me emër ish-bashkëshortin apo ndonjë autor tjetër të dyshuar, por sipas ankesës së Depp-it, ajo ka dëmtuar karrierën dhe reputacionin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al