Venera Lumani dhe Lind Islami kanë një histori të gjatë dashurie, të nisur në televizion. Kjo është edhe një arsye më tepër që ata mbeten një nga çiftet më simpatike dhe më të preferuara sot.
Venera dhe Lindi janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesa, por edhe nga pasioni për muzikën dhe bashkëpunimet.
Kohët e fundit ndërsa Venerën e kemi parë në panelin e jurisë në ‘E diela shqipatre4’, Lindin e kemi parë si konkurrent në ‘C’est la vie’.
E ftuar në emisionin “Thumb”, Venera ka rrëfyer më shumë rreth projekteve të saja, si edhe për marrëdhënien që ajo ka me vjehrrën. Ja si është shprehur ajo , e pyetur nga gazetaret:
“Ah, super! Është shumë e mirë! Mamaja e Lindit ka një vajzë, motra e Lindit është një super vajzë e jemi bërë dy vajza tani për momentin.”: u shpreh me entuziazëm Venera.
Këngëtarja e njohur tha se familja nuk insiston për momenti që ata të martohen, por kanë dëshirë që ata të kenë një fëmijë.
“Për të martuar jo, por na thonë ‘Po plakemi, na e bëni një nip, na e bëni një mbesë’. Por e di që ata e dinë vetë që ne do të bëjmë më të mirën që është për familjen tonë.” – u shpreh Venera.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al