18 Dhjetor, 2017

Veprimi i fundit i Tunës dhe Patrisit konfirmon ndarjen


Prej më shumë se dy javësh, Tuna dhe Patrisi ka qenë çifti më i komentuar në showbizin shqiptar për shkak të thashethemeve se ata janë ndarë. Largimi i Tunës në Prishtinë dhe fshirja e Patrisit nga rrjete sociale i shtoi edhe më shumë dyshimet.

Megjithatë lajmet u mohuan nga të dy me fotot që postuan më pas në rrjete sociale të cilat mesa duket kanë qenë thjesht sa për të shuar thashethemet, pasi Tuna dhe Patris siç duket me të vërtet janë ndarë.

“Prive” shkruan se Tuna e ka hequr sërish Patrisin nga rrjete sociale dhe ky i fundit ka bërë të njëjtën gjë.

Nuk dihet ende arsyeja pse çifti po merr këto vendime, janë vërtet drejt ndarjes, apo është një taktikë për të tërhequr vëmendjen?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al