Ditën e djeshme, Vesa Luma dhe Big Basta festuan përvjetorin e gjashtë të martesës. Me këtë rast, këngëtarja zgjodhi t’i bënte bashkëshortit të saj një urim me anë të një postimi në Instastory.
Vesa publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të shkrepur gjatë ditës së tyre më të veçantë, në Kalanë e Lëkurësit. Krahas imazhit, Luma shkroi:
“Çfarë rrugëtimi i çmendur, nuk mund ta besoj që kanë kaluar gjashtë vite tashmë me ty Big Basta. Të dua dhe mezi pres që të rinovojmë betimet tona të dashurisë”.
Ky mbishkrim i ka bërë të gjithë të dyshojnë se çifti mund të organizojë një tjetër ceremoni martesore së shpejti. Vesa dhe Big Basta ndodhen aktualisht në Shqipëri së bashku me djalin e tyre, Lian.
Familja po shijon disa ditë pushimi dhe ende nuk e kanë zbuluar se kur do të rikthehen në Zelandën e Re, aty ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al