22 Shtator, 2017

Veset e VIP-ave që nuk i keni ditur kurrë


 

Shumica e njerëzve kanë disa sjellje të çuditshme apo merren me gjëra të çuditshme. Mendojeni se secili ka anëtarë të familjes që merren me gjëra që në i përqeshim apo janë për t’u qeshur. Shpeshherë harrojnë se edhe të famshmit janë njerëz dhe kanë shumë gjëra të çuditshme. Njerëzit kanë disa gjëra që me dëshirë nuk jua thonë të tjerëve.

 

Më poshtë do të përshkruajmë disa sjellje interesante dhe po kaq të çuditshme të disa prej vipave hollivuadian.

KATY PERRY

Kur jetesën e ke përballë miliona njerëzve, ekraneve televizive dhe revistave, është natyrale që kujdesesh për dukjen, përfshirë dhëmbët. Pra, Katy Perry punon shumë që dhëmbët e saj të duken bukur. Por, duket se gjërat i ka çuar pak më larg. Katy Perry është e obsesuar me dhëmbët. Thuhet se i pastron disa herë në ditë. Disa thonë se kjo është higjienë e mirë, të tjerët mendojnë se është sjellje ekstreme. Shumë dentistë e kanë paralajmëruar se pastrimi i tepërt është i dëmshëm, sepse mundet ta dëmtojë smaltin.

 

 

RIHANNA

Rihanna përfundimisht është femra që ndihet rehat në lëkurën e saj. Ajo e ka thënë se i pëlqen ta lidhin dhe ta godasin nga pak. Megjithatë, ajo ka thënë se i pëlqen të jetë spontane dhe të mos i planifikojë gjërat. Për revistën “Rolling Stone”, ajo ka thënë: “Më pëlqen të jem e nënshtruar. Të jesh e tillë në dhomën e gjumit është argëtim. Duhet të jesh zonjë e vogël për të pasur një burrë”.

SCARLETT JOHANSSON

Në vitin 2008, e bukura Scarlett Johansson e ka pranuar se ta bëjë në veturë është seksi. Scarlett ende e ka dëshirë këtë. Ashtu siç e përshkruan ajo, “Unë mendoj se të bësh seks në veturë është seksi. Nëse vërtet  duhet të bëj diçka të çmendur, është ta bëj në ulësen e pasme”.

ANGELINA JOLIE

A ishte përulje që Angelina Jolie ishte me Billy Bob Thornton? Bashkimi i tyre dukej mjaft i çuditshëm, por si shpreheshin ata, ishte qershia mbi tortë. Ata mbanin shishet e famshme me gjakun e njëri tjetrit të lidhur në qafë. Ndoshta ajo është adhuruese e hematolagnisë, ose “lojës me gjak”. Si një ndër femrat e bukura, ajo ka qenë e njohur për aktivitetet e egra. Siç Jolie tregon, ajo merrte me vete thikën në dhomën e gjumit, për t’i bërë gjërat më pikante.

CHRISTINA AGUILERA

Duke gjykuar nga faza “Xtina”, e karrierës së saj, Christina Aguilera, kurrë nuk kishte vështirësi në shprehjen e seksualitetit të saj. Në një intervistë me revistën “Q”, Aguilera ka shpjeguar se pasioni i saj janë veshjet me rripa prej lëkure. “Vërtet më pëlqejnë edhe pajisjet përcjellëse dhe lënë përshtypje të fortë te unë”. Për një skenë me burrin e saj ajo thotë “unë e vesha atë si mjek dhe ia mbusha çantën plot me lodra, ndërsa unë isha infermierja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al