10 Mars, 2022

Vetëm pas 24 orësh të ndarë/ Melisa pendohet, kërkon rikthimin tek Andi


“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin duke na lënë të kuptojmë se çifti i dha fund. Prej më shumë sesa 1 viti ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duke nisur edhe bashkëjetesën.

Dy të rinjtë u njohën në ”Përputhen” dhe që atëherë kanë qenë një nga dyshet më të ndjekura dhe të pëlqyera për fansat. Kjo nuk është hera e parë që në rrjetet sociale ata publikojnë foto dhe thënie duke lënë të kuptojnë se janë ndarë.

Edhe më herët është përsëritur e njëjta situatë dhe pak ditë më pas ata sërish janë pajtuar. Vetëm 24 orë pasi u raportua për ndarjen e tyre, Melisa i ka dhënë sinjalet se tashmë kërkon një rikthim me Andin.Ajo ka postuar pikturën e një vajze duke qarë dhe tregon se kjo është gjendja e saj aktuale “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”, shkruan Melisa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al