5 Tetor, 2017

‘Vetëm ti je’ , Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj prezantojnë projektin e përbashkët


Disa muaj më parë u përfol shumë në media se këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ishin në një lidhje dashurie.

Lajmi u përcoll me shpejtësi, por ata asnjëherë nuk pranuan se mes tyre kishte më shumë sesa miqësi apo edhe bashkëpunim artistik.

Jo më larg se disa ditë më parë Genci ishte pranë Enit në festën surprizë që kishin rezervuar me rastin e 26-vjetorit të Gretës.

Sot Eni dhe Genci na kanë njohur me surprizën e radhës. Të dy në profilet e tyre në rrjete sociale kanë shpërndarë lajmin se shumë shpejt do të vijnë së bashku me një këngë e cila do të mbaje titullin “Vetëm ti je”. Sikundër duket edhe nga titull në qendër të këngës do jetë një fabul dashurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al