14 Janar, 2018

Veterineri nga Skrapari që u bë këngëtar: Ndërrova tre emra në Greqi dhe u martova me lituaneze


Këtë fundjavë në emisionin “Zonë e Lirë” një nga personazhet e ftuar ishte Sulo Bracaj, i cili i ka befasuar të gjithë me pasionin e tij për muzikën dhe sakrificat për të plotësuar ëndrrën e tij.

Ai ka treguar se ka lindur dhe është rritur në një fashat të Skraparit me një varfëri të madhe. Më pas ai kishte tentuar disa herë të ikte në Greqi edhe pse sfidat për të kaluar kufirin kishin qenë të shumta, në fund ia kishte dalë.4141454747

Ai ka pohuar se në Greqi është detyruar të ndërrojë tre herë emrin por sërish në dokumente ka mbajtur emrin shqiptar, ndërsa pas disa vitesh qëndrimi në Kretë njohu edhe ish-bashkëshorten e tij nga Lituania.

Pas 15 vitesh martesë, nga e cila kanë edhe një vajzë 13 vjeçe, ata i është divorcuar. Ndërsa sot Sulo vjen me një këngë popullore, të kushtuar vajzave të fshatit të tij.

“Sulo ti mund të jesh i vetmi këngëtar me profesion veterinerë në Shqipëri”, i thotë Çani.

Ndërsa Sulo ka treguar se në fakt edhe Kozma Dushi ka të njëjtin profesion.

“Edhe Kozma Dushi ka mbaruar shkollën e mesme për veterinerë, dhe më pas vazhdoi liceun”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al