4 Tetor, 2017

Victoria Beckham, një nënë shembullore, ja receta ideale për fëmijët e saj


 

Victoria Beckham, një ikonë e modës tanimë e afirmuar, nuk nguron të shfaqet edhe si nënë shembullore në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, modelja ka treguar për ndjekësit se çfarë ushqimi përdor për fëmijët e saj në mënyrë që këta të fundit të jenë në formë të mirë fizike.

“Fara të përziera me proteinat organike”, -thotë ajo janë vakti ideal për fëmijët kur kthehen nga shkolla.

Siç duket Victoria është një shembull që ndiqet edhe nga fëmijët sa i përket mënyrës së ushqyerjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al