Regjizorja e teatrit Inis Gjoni ishte sot e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan.
Ajo foli për projektet e saj artistike dhe karrierën si regjizore ku së shpejti do të vendos në skenë “Çifti i çuditshëm”.
Pjesë e kastit të aktorëve aty është edhe Ana Lika , që është edhe mbesa e saj. Ky është roli i saj i parë në teatër dhe inisi foli edhe për faktin se mund ta kenë ‘gjykuar’ sikur e solli ajo mbesën në teatër, por në fakt ajo ka vlerat artistike.
Ndërkohë gjatë emisionit mbesa Ana Lika surprizoi tezen përmes një mesazhi me video dhe audio , ku veç të tjerash i shprehu asaj edhe një ankesë.
Ajo i kërkoi tezes të mos e lërë në mëngjes orarin e provave pasi nuk zgjohet dot herët.
“Ti nuk e prisje që unë të isha këtu por ja. Unë doja të thoja që të kam shumë xhan dhe ti e di këtë. Doja të thoja që je edhe regjizore shumë e mirë se është hera e parë që punoj me ty si regjizore, por edhe këtë e di. Kur më pyesin për raportin me Inisin unë di të them se është shumë delikat edhe i bukur, jo si mbesë dhe teze por shumë më shumë. Mos më nxirr bllof aty te “Rudina”. Ankesa që kam është për orarin e provave, mos e lësh në mëngjes se unë mezi zgjohem. Tani që ta thash publikisht besoj se do të ndërrosh mendje”, tha Ana në mesazhin për tezen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al