18 Mars, 2022

(VIDEO) “A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me fëmijë?” Semi Jaupaj i kthehet ndjekëses


Semi Jaupaj është aktualisht e fokusuar vetëm te muzika dhe e ka kaluar dashurinë në plan të dytë. Të paktën kështu ka deklaruar vetë këngëtarja ditën e sotme.

Ajo u ka dhënë mundësi ndjekësve ta pyesin rreth gjërave të ndryshme në një “Ask Me A Question” në Instagram, ku mes të tjerash dikush e ka pyetur: “A kë ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”

Artistja e ka marrë me sportivitet këtë pyetje duke iu përgjigjur përmes një videoje: “Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala.”-thotë ajo me humor.

 

Kujtojmë se vitin që lamë pas Semi konfirmoi ndarjen nga Bojken Lako duke treguar se kanë mbetur miq të mirë. Ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurt për atë që po bënin.

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç. Megjithatë, romancën mes tyre të dy kanë preferuar ta ruajnë me fanatizëm dhe të mos ndajnë shumë detaje me publikun. Rreth dy vite më parë, Bojkeni rrëfeu në një intervistë planet e tyre për martesë, ku u shpreh se do bëjnë një dasmë të çuditshme dhe ndryshe nga ceremonitë e tjera. E në fakt, ky plan nuk u realizua kurrë, teksa nuk dihet ende arsyeja që ka çuar çiftin në marrjen e këtij vendimi.

Kur ishte në Big Brother VIP, Semi i surprizoi të gjithë duke thënë se ka nisur një njohje jashtë. Semi tregoi asokohe se i ka thënë personit në fjalë se dëshiron të jenë vetëm shokë e më pas është penduar për këtë gjë. Megjithatë, ajo ka thënë se nuk është ndjerë gati për të nisur diçka të re, pasi sapo kishte dalë nga një lidhje. Ndërkohë e ajo ka thënë se pas ndarjes nga Bojkeni nuk është dashuruar më.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al