Ai është një ndër aktorët më të dashur të telenovelave meksikane. Disa nga serialet e tij më të suksesshëm ku ai luan në role protagonisti janë përcjellë edhe përmes televizioneve shqiptare, si p.sh: ‘Dashuri dhe tekila’ etj.
Eduardo Yanez ka habitur me veprimin e tij së fundi. Gjatë një eventi në Meksikë, ndërsa është pyetur nga gazetari për djalin e tij, ai është nxehur dhe konfliktuar me gazetarin, por pa i dhënë përgjigje. Pasi gazetari ka insistuar në pyetjen e tij, ai e ka goditur fuqishëm me grusht në fytyrë . Ky i fundit nuk ka reaguar për momentin, por ka thënë se do ta procedojë penalisht.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al