Alban Skenderaj duket se ka thumbuar me postimin e fundit të gjithë këngëtarët e rinj që po i shtohen tregut muzikor teksa ndau disa video nga prapaskenat e klipit të tij të ri.
Duket se projekti i tij i ri do të jetë një bashkëpunim me partneren, Miriam Canin, ndërsa çifti nuk kanë publikuar ende datën e lançimit. Por, këngëtari dhe kompozitori ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa video nga prapaskenat e klipit.
Në një nga videot e publikuara, Albani shihet teksa luan me top me një fëmijë ku të dy po bëjnë disa xhunglime.
“Hë si thoni, ti futem futbollit?
Se jemi bërë shumë kengetarë! ?
Paskam shkuar dëm kot! ?”- shkruan duke qeshur Albani krahas videos.
Teksa xhirojnë skena të ndryshme, Albani shihet në një tjetër video duke trembur Miriam Canin, e cila po përpiqet ta rrëzojë. “Prapaskenat nuk janë dhe aq romantike“- ka shkruar artisti duke qeshur.
Bashkëpunimi i tyre vjen rreth 5 muaj pas duetit me titull “Zemër përmbi zemër”. Vitet e fundit çifti simpatik nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë duke u fokusuar më shumë te familja dhe bota e biznesit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Duami dhe Ameli.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al