9 Maj, 2022

VIDEO/ Amber Heard është arrestuar më parë për dhunë ndaj ish të dashurës?


Teksa gjyqi i ashpër mes Amber Heard dhe Johnny Depp vijon, detaje të reja dalin në dritë për jetën dhe të shkuarën e dy aktorëve.

Së fundmi një video e Amber Heard e cila po përballet edhe me akuzat për dhunë në familje me ish-partneren e saj, Tasya van Ree, po bëm xhiron e rrjetit.

Videoja, e cila ka mbi 130 mijë klikime, shfaq aktoren duke dëshmuar për këtë çështje më 13 gusht 2016, në të njëjtin vit që ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Depp. Është e paqartë nëse dëshmia ka ndodhur gjatë një seance gjyqi në lidhje me Depp në atë kohë.

Pamjet tregojnë aktoren duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me abuzimin fizik të fotografes Van Ree gjatë kohës që kanë në një lidhje. Aktorja amerikane u pyet gjatë dëshmisë së saj në vitin 2016 nëse ishte “arrestuar më parë për dhunë në familje” kundër Van Ree. Pyetja erdhi si shkak i një debati të Amber me ish-të dashurën e saj në një aeroport në 2009. Pas kësaj ngjarjeje ajo u arrestua pasi dyshohej se goditi Van Ree në krah, sipas një raportimi të USA Today në vititn 2016.

Megjithatë, Van Ree bëri një deklaratë duke pretenduar se incidenti ishte “keqinterpretuar” dhe se Heard u akuzua “gabimisht”. Heard u arrestua nga policia e Portit of Seattle më 14 shtator 2009, pas incidentit,  dhe autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma në Washington konfirmuan lajmin për USA Today në 2016. Ndërsa vlen të theksohet edhe fakti se policisë iu kërkua në nëntor 2011 të fshinte informacionin e arrestimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al