11 Prill, 2022

VIDEO/ “Ankohet” Getinjo: Më ka ardhur në majë të hundës, dua një të dashur


Reperi Getoar Aliu, i njohur me emrin e artit si Getinjo është mjaft i rezervuar për sa i përket jetës së tij private. Megjithatë, përmes rrjeteve sociale ai shpesh bën deklarata që komentohen gjatë në rrjet.

Kështu ka ndodhur me videon e fundit në profilin e tij në rrjetin social Tik-Tok. Reperi dëgjohet duke imituar një zë i cili thotë:

“Këtu më ka ardhur, shoqe shoqe. Mirë është të kesh shoqe, por një të dashur dua të gjej.”

“Unë duke i thënë shokut tim”- shkruan Getinjo krahas videos.

Videoja është shpërndarë menjëherë në rrjet, dhe reperi ka marrë mjaft komente nga ndjekësit e tij.

Pas kësaj “deklarate” reperi u pyet nëse është beqar apo në një lidhje, megjithatë ai ka preferuar të mos përgjigjet.

Getinjo është i njohur për deklarata të tilla, me të cilat “trazon” rrjetin për jetën e tij private. Muaj më parë ai postoi dy foto në Instastory, ku  u bëri thirrje të gjitha ish-partnereve që ta bllokonin në rrjete sociale, në të kundërt ai do i kontaktonte.

Fill pas kësaj, artisti publikoi një tjetër video të vetes, krah së cilës shkroi: “Harrova që jam në një lidhje”.

 

Getinjo nuk etiketoi asnjë vajzë dhe nuk dihet se me kë e ka patur këtë “thumb”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al