Antonela Berisha arriti të bindte produksionin që të rikthente Atdhe Xharavinë, me të cilin ajo realizoi edhe një takim shumë romantik.
Mirëpo, përveç takimit, dyshja janë parë shumë të afërt edhe në studio gjatë kohës që kamerat nuk janë të ndezura.
Një video e konkurrentëve të “Për’puthen” është publikuar në aplikacionin e këtij programi, në të cilën Antonela dhe Atdheu shihen në “momente intime”.
Berisha i ulet në prehër Atdheut, i cili e tund me këmbë duke ndjekur ritmin e muzikës në sfond.
“Jam mirë këtu”,- dëgjohet duke thënë Antonela, ndërkohë që Atdheu i dhuron një puthje në qafë.
Pak kohë më parë, Berisha u fotografua duke hipur në makinën e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Fation Kuqarit, dhe të gjithë nisën të aludonin se mes tyre ka diçka.
Por, ajo i hodhi poshtë të gjitha dyshimet duke thënë se Fationi i kishte sjellë një palë syze dhe më pas e kishte shoqëruar deri në TEG, sepse ajo vetë nuk ka patentë e as makinë.
Antonela shtoi se mes tyre ka vetëm miqësi dhe se kanë edhe miq të përbashkët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al