Moderatori i “Zonë e lirë” Arian Çani u duk se gjeti rehat javën e kaluar pasi prezantoi Sofinë e re, një vajzë bukuroshe brune.
Prej javësh pa nje vajze qe e asiston ne studio, Çani tregoi te premten se Sofia e re ishte balerinë dhe studionte për mjekësi në Milano. Por mesa duket nuk ka zgjatur gjatë.
Momenti kur prezantoi Sofine e re para 5 ditesh:
https://www.youtube.com/watch?v=3onS56uJLn8
Sofia e re, emri i vërtetë i të cilës është Melisa, nuk do jetë pjesë e emisionit. Faqja e “Zonë e lirë” ka nxjerrë një postim ku shkruhet se kërkohet një Sofi nga mosha 19 deri 25 vjeç.
Pak ditë më parë Çani tregoi se nuk është aq e lehtë për të gjetur një Sofi pasi ajo duhet të ‘ngjisë’ që në fillim.
“Nuk po them që do fillojmë me audicionet e nga e para se është përtesë e madhe se zakonisht ato që vijnë në audicione kanë një problem. Duhet të gjejmë mënyra të reja që të gjejmë një Sofi që të na tërheqë të gjithëve. Duhet të ngjisë Sofia e re që do vijë. Derisa të vijë sofia e re duhet të bëni pak durim miq”, tha Çani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al