23 Prill, 2022

Video/ Arjani “bashkon” Ledjanën dhe Mevlanin


Mevlani dhe Ledjana qëndruan çift për pak kohë, duke i dhënë fund me një sërë akuzash për njëri-tjetrin. Gjithçka mes dy të rinjve u mbyll pa shumë deklarata, por ndonëse ka kaluar kohë, duket se mëritë mes tyre vijojnë.

Pas disa deklaratave nga njëri-tjetri me ironi, gjesti i fundit i Mevlanit zbulon shumë për marrëdhënien që kanë dy ish-partnerët. Një lojë është zhvilluar në Tik-Tok nga Arjan Konomi dhe Ledjana, ku gara ishte se kush do të grumbullonte më shumë dhurata. Krejt papritur në këtë ‘live’ është futur edhe Mevlani.

Natyrisht që dhurata e tij ka qenë për opinionistin e Përputhen, duke preferuartë jetë me të në këtë ‘betejë’. Nga ana tjetër Ledjana nuk ka zgjedhur ta përmend faktin se dhe ish-partneri i saj ishte pjesë e kësaj loje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al