Beniada Nishani është një fanse e historisë së dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj. Ndonëse dikur kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” ajo ka mbështetur lidhjen e tij me Beatrix Ramosaj, modelja duket se tanimë ka ndryshuar mendim.
Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish po e mbështet.
Ajo ka publikuar një video ku ndodhet në makinë me vëllain duke dëgjuar këngën e Donaldit ‘Toxic love’. Kjo këngë është një dedikim për Borën në të cilën Donaldi përshkruan gjithë ndjenjat dhe zhvillimet e lidhjes së tyre.
Për më tepër, modelja e ka cilësuar atë si “kënga më e mirë romantike”. Videoja nuk i ka shpëtuar as Donaldit i cili nuk ka dashur të përgjigjet për mbishkrimin por cilëson vëllain e Beniadës si ‘mbret’.
View this post on Instagram
Beniada dhe Donaldi kanë patur një raport shumë të ngushtë kur ishin pjesë e formatit që duket se e kanë ruajtur edhe pas daljes. Disa javë më parë ajo ishte e ftuar në “Më lër të flas” ku një lojë që binjakët i bënë asaj dhe Megi Pojanit u komentua gjerësisht.
Në lojën në fjalë vajzat duhet të këndonin karaoke me një këngë të njohur dhe të dinin tekstin përndryshe do spërkateshin nga mikrofoni me qumësht. Gjë që u konsiderua se seksizëm nga shumë njerëz. Megjithatë, mes dy vëllezërve dhe vajzave nuk ka asnjë hatërmbetje apo pakënaqësi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al