Billie Eilish nuk ka kaluar pa e lënë një kujtim jo dhe aq të bukur në Coachella krah super performancave të saj.
Fenomeni 20-vjeçar u rrëzua ndërsa ishte në skenë gjatë performancës së saj kryesore të festivalit të muzikës në Kaliforni. Ndërsa dritat u zbehën dhe Billie përgatitej të këndonte hitin e saj “Getting Older”, ajo rrëshqiti dhe ra me fytyrë në tokë. “Sapo hëngra ***” bërtiti Billie, siç shihet në video.
Fatmirësisht, këngëtarja e “Bad Boy” nuk u lëndua teksa tha: “Shkela në këtë gjënë e zjarrit.”, referuar skenografisë. Pasi mbaroi këngën, Billie shpjegoi se çfarë ndodhi. “Ishte errësirë. E shihni atë katrorin? Kjo dreqin? Unë shkova de-de-de-de-de-de-de-de-de dhe rashë me fytyrë.”
Billie ka bërë disa herë histori në karrierën e saj të shkurtër, por jashtëzakonisht të suksesshme – e vetmja grua që ka marrë katër çmimet kryesore të Grammy brenda një viti, ka çmime Guinness, është fituesja e parë e një çmimi Oscar e lindur në shekullin 21-të etj.
Ajo u bë këngëtarja më e re në histori që ka performuar ndonjëherë në Coachella.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al