12 Mars, 2022

VIDEO/ Blogerja ruse shpërthen në lot pas vendimit të Putin për të ndaluar Instagramin: Është burim të ardhurash


Një blogere ruse ka shpërthyer në lot gjatë një videoje, për shkak të vendimit të presidentit Vladimir Putin për të ndaluar rrjetet sociale në vend.

Moska ka hapur një çështje penale kundër pronarit të Meta, kompanisë më të Facebook, duke e quajtur atë një ‘organizatë ekstremiste’. Padia erdhi pasi gjigandi amerikan i teknologjisë lejoi postime me përmbajtje të tilla si, ‘vdekje pushtuesve rusë’, në faqet e saj.

Meta pretendon se më shumë se 80 milionë përdorues në Rusi do të shkëputen nga Instagrami, duke e zhytur kështu në pasiguri burimin e të ardhurave të ‘influencuesve’.

NEXTA, një platformë mediatike e përdorur në Rusi, ndau një video të një blogereje ruse, e cila shpërtheu në lot pas ndërprerjes së rrjetit social Instagram.

Duke folur me fansat në një video të transmetuar drejtpërdrejt në Telegram, ajo tha:

“A mendoni se për mua, si një influencues në Instagram, ky është [një] burim të ardhurash?  Për mua, është [Instagram] gjithë jetën. Është ai me të cilin zgjohem, bie në gjumë për pesë vjet me radhë.”

 

E reja më pas u tha fansave të saj se është në ‘fazën e parë të pikëllimit’ për lajmin e ndalimit të Instagramit.

Por ajo u përball edhe me kritika të shumta në internet dhe u akuzua se mendonte më shumë për paratë e saj sesa për “mijëra njerëz të vdekur, përfshirë bashkatdhetarët e saj”.

Duke iu përgjigjur videos së saj, një kritik në NEXTA tha: “Ajo nuk kujdeset fare për mijëra njerëz të vdekur, përfshirë bashkatdhetarët e saj. Natyrisht, shqetësimi i saj më i madh tani është se ajo nuk do të jetë në gjendje të postojë foto të ushqimeve nga restorantet.”

Videoja është bërë virale në Twitter me mbi 1.3 milionë shikime. Madje edhe sekretari britanik i shëndetësisë, Sajid Javid, e ka rispostuar videon në prolinin e tij personal.

Modele të tjera ruse të Instagramit, si Liza Lukasheva dhe Anna Ivanova tashmë kanë filluar të ndajnë mesazhe ndarjeje me fansat e tyre përpara se aplikacioni i mediave sociale të ndalohet në vend.

Influencerat rusë po kërkojnë mënyrën se si të vazhdojnë të mbajnë burimin e tyre të të ardhurave duke i kërkuar fansave të tyre t’i ndjekin diku tjetër, si Telegram dhe VKontakte, që është ekuivalenti rus i Facebook.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al