5 Shkurt, 2024

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Graciano Tagani shkëmben puthje pasionante në buzë me banoren e “Big Brother VIP”


Vëllai i madh” së fundmi ka sfiduar banorët e “Big Brother VIP Albania” me një kërcim.

Konkurentët janë ndarë në dy grupe, ku lideri i njërit  ishte balerini Graciano Tagani dhe tjetri koreografi Albi Nako.

Grupi i cili do të do të pëlqehet më shumë nga publiku do të shpallet fitues dhe do të ketë buxhet të plotë përgjatë gjithë javës.

Graciano dhe grupi i tij kanë performuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa në një moment pas mbarimit të kërcimit ai ka shkëmbyer një puthje në buzë me aktoren Egla Ceno që mesa duket ishte pjesë e koreografisë.

 

Kujtojmë që prej disa vitesh balerini është në një lidhje me moderatoren Argjira Spanca, teksa nuk dihet se si mund ta ketë pritur këtë puthje e dashura e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al