7 Mars, 2022

VIDEO/ Çfarë po sjellin Fifi dhe Donaldi? Këngëtarja paralajmëron: Ka diçka të re


Fifi dhe Donaldi po sjellin një surprizë së bashku. Ose të paktën kështu ka lënë Fifi të kuptohet.

Në një nga koncertet e saj të fundit këngëtarja së bashku me të pranishmit fillojnë të bërtasin në kor “Filoqyl” e më pas Fifi thotë: “Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”

Videoja nuk u ka shpëtuar fansave që e kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke aluduar se çfarë po përgatit dyshja.

 

Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi.

Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”.

Kështu, kjo fjalë u kthye në një epitet identifikues për të dy ata.

Para disa ditësh Fifi postoi një foto me Donaldin në Instagram ku shkori “Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë ëëë”, shkroi këngëtarja duke iu paraprirë komenteve që do “e akuzonin” për mendjemadhësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al