24 Maj, 2022

VIDEO/ Çmenduria në gjyqin e Johnny Depp. Fansja shpërthen në gjykatë ndaj aktorit: Ky është fëmija yt


Një grua pretendoi se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj në një paraqitje të papritur dhe tronditëse gjatë ditës së njëzet e një të gjyqit të aktorit për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Megjithatë, e gjithë ngjarja duket se nuk ka qenë gjë tjetër veçse një shaka.

Momenti ka ndodhur teksa gjykata ishte në prag të shtyrjes për pushimin e rregullt të mëngjesit. Kamerat ishin fikur dhe kështu nuk e kapën momentin, por gazetarët dhe fotografët ishin ende në sallën e gjyqit dhe u bënë dëshmitarë të asaj që ndodhi.

 “Papritur, kjo grua … ngrihet në pjesën e pasme të sallës së gjyqit me fëmijën e saj dhe thotë “Johnny të dua, shpirtrat tanë janë të lidhur”, -rrëfeu Angenette Levy, gazetare, duke shtuar se Depp iu drejtua gruas përpara se gjërat të bëheshin edhe më të çmendura. “Ajo e mbajti fëmijën dhe tha: “Ky fëmijë është i yti”, tha Levy. Gruaja më pas u nxor menjëherë nga gjykata.

A po priste ajo me fëmijën në orën 1 për të hyrë në sallën e gjyqit? Nëse është kështu, kjo është një çështje më e madhe, “tha Weber, duke iu referuar faktit se individëve që përpiqen të hyjnë në gjyq u është dashur të presin orë të tëra përpara se të zhvillohen procedurat e çdo dite për të siguruar një vend në Gjykatë.

Në videon e ‘Law & Crime’, gruaja që bëri deklaratën mund të shihet larg në sfond me karrocën e saj të fëmijës duke folur me dikë, me sa duket për incidentin. Gruaja më vonë tha se e gjithë kjo ishte një farsë. Ajo tha se e diskutoi skenën e saj të planifikuar me bashkëshortin e saj. “Ata menduan se ishte një shaka dhe menduan se do të ishte qesharake. Johnny Depp nuk ka një fëmijë të tretë”.-tha Levy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al