Yll Limani mirë që u bënë rrengje dhe lojëra gjatë udhëtimeve të punës çiftit Dafina Zeqiri dhe Dj Geek por është kthyer edhe në një të tretë që nuk i lë rehat.
Ylli postoi në Instagram një video ku tentoi t’i bënte Dafinës një lojë duke i thënë: ‘Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten e cila më pas i ka kërkuar numrin, ndërsa ai e ka ftuar për në dhomën e tij’. Reagimi i këngëtares ishte epik pasi ajo u duk se nuk e mori fare seriozisht shakan teksa duke ‘kërcyer’ i drejtohet Yllit: ‘Përse po gënjen’ teksa e shoqëroi dhe me disa ‘grushta’ drejt kamerës.
Ndërkohë, ka qenë radha e Dafinës të ‘hakmerret’. Artistja ka ndarë një video në rrjetet sociale një video gjatë udhëtimit të fundit ku shihet në momente të ndryshme romantike me Geek, por në çdo moment shfaqet Ylli.
“I treti”- ka shkruar ajo me shaka krah videos së postuar në TikTok.
Duket se situata do vazhdojë e tillë edhe për disa kohë pasi Ylli ka treguar se është ‘single’. Ai ka qëndruar gjithmonë hermetik për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato. Mirëpo, ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë dhe do t’i duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.
“Akoma nuk e kam gjetur femrën ideale që ta marrë kudo me vete”- tha ai mes të tjerash. Epo, deri atëherë Dafina dhe Geek nuk do e kenë aspak të lehtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al