Nëse sapo keni nisur një histori dashurie, apo keni vite që gjendeni në një të tillë, të martuar apo fejuar, s’ka rëndësi lumturia do ndikojë pozitivisht në jetën dhe shëndetin tuaj.
Ne një studim te Universitetit te Kolorados ka rezultuar se të pasurit një partneri në jetën tuaj do tiu bëj më të shëndetshëm dhe do jetoni më gjatë.
Hulumtuesit kanë renditur disa benefite që ka në shëndetin tonë një histori e lumtur dashurie.
Sipas tyre shumë çifte pas martese fillojnë shtojnë kile pasi ndihen rehat me veten e tyre dhe nuk shqetësohen më për shumë gjera. Megjithatë mos u shqetësoni pasi nëse do ndërmerri një vendim që të dobësoheni keni 70% mundësi më shumë se beqarët të arrini masën që doni.
Në shumë vende të botës rekomandohet që gjatë lindjes femra duhet të ketë pranë bashkëshortin e saj pasi prania e tij, sipas shkencëtarëve, do bëjë që ritmet e zemrës dhe e frymëmarrjes mes partnerëve të sinkronohet dhe dhimbja e gruas do të pakësohet.
Nëse keni një marrëdhënie disa vjeçare dhe të lumtur përgatituni që do jetoni gjatë edhe do keni më pak risk për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, depresioni, diabeti.
Sipas hulumtuesve David dhe John një lidhje e shëndetshme i bënë gratë të kenë një mendje të shëndosh dhe meshkujt një shëndet të mirë fizik.
Çiftet që kanë bashkëpunim dhe mirëkuptim midis tyre kanë mundësin të marrin vendime më të mira se sa çiftet që kanë konflikte pasi dhe siç i thonë dy mendje janë më mirë se një.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al