Deputeti socialist Arben Pëllumbi dhe bashkëshortja e tij Dori i kanë sërish “Po” njëri tjetrit pas shumë vitesh martesë.
Ata kanë ripërsëritur ceremoninë e tyre të martesës e cila ka bërë bashkë miq dhe familjarë të ngushtë të çiftit në një resort në jug të vendit.
Bashkëshortja e socialistit Arben Pëllumbi ka zgjedhur një fustan të bardhë të ngushtë pas trupit, teksa shihet të kërcejë me të shoqin dhe fëmijët e tyre nën ritmet e muzikës së këngëtarëve Klajdi Haruni, Bruno dhe Flori Mumajesi.
Arben Pëllumbi dhe bashkëshortja e tij janë martuar para shumë vitesh dhe janë prindër të tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram