Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të suksesshëm. Me këngët e tij ai ka fituar zemrën e të gjithëve, madje veçanërisht edhe një të vogëlusheje. Bëhet fjalë për një video të postuar së fundmi në llogarinë e tij personale në ”Instagram” që Limani ka ndarë.
Teksa është duke performuar në një nga koncertet e tij, vihet re një vajzë e vogël që qëndron në krahët e të atit dhe kërcen nën ritmet e muzikës së këngëtarit.
‘’Jepini përqafimi këtij engjëlli të vogël. Nuk ndalem dot së pari këtë video”, ka shkruar Ylli bashkëngjitur videos në Instagram.
Ndërkohë kujtojmë këtu se ai më parë ka zbuluar nëse është dikush që i ka fituar zemrën atij. Duke e quajtur veten të turpshme, Ylli u shpreh se nuk ka dashur që njerëzit të mendojnë se çdo këngë e tij i dedikohet të dashurës.
“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time.Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram