2 Maj, 2022

VIDEO/ Detaji që po bën xhiron e rrjetit, Nicki Minaj kopjon këngën e reperes shqiptare?


Nicki Minaj, një ndër reperet më të suksesshme në botë, publikoi pak ditë më parë këngë e saj të fundit të tiltulluar “We Go Up”, duke marrë vëmendje të madhe nga fansat shqiptarë. 

Kënga është në bashkëpunim me Fivio Foreign, por menjëherë pas publikimit të saj, ndjekësit vunë re një detaj që tashmë po bëhet viral në Tik-Tok. Në një video të publikuar, fansat shkruajnë se Nicki Minaj është frymëzuar nga reperja shqiptare, Melinda Ademi, në realizimin e këngës së re.

Në videon që po qarkullon në Tik-Tok tregon këngën e saj dhe Melinda Ademit, të cilat janë ngjashme për nga vija melodike.

Ndjekësit janë të bindur se Nicki ka kopjuar ose është frymëzuar nga reperja shqipatre pasi kënga e saj sapo është publikuar ndërsa ajo e Melindës me titullin “Ami” u publikua në janar të vitit 2019.

Kujtojmë që Ademi është takuar me Nicki Minaj në “American Idol” në vitin 2011.

Teksa po fliste për takimin me yllin e famshëm amerikan Melinda tha: “Takimi ka qenë shumë interesant. Më ka thënë po më pëlqen shumë outfiti yt, a mund të rrotullohedh? U rrotullova dhe më tha “cute b*tt” (të pasme të lezetshme).”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al