Teksa finalja e “BBV” po afron, aktori Julian Deda dhe Erjola Doçi kanë analizuar konkurrentët që mund të shkojnë në finale.
Sipas Julit këtë sezon do të ketë 4 finalista, të cilët janë vetë ai, Egla Ceno, Erjola Doçi dhe Romeo Veshaj i cili tashmë është shpallur finalisti i parë.
“Ti po more burrë. Edhe Roza është”, u shpreh moderatorja, megjithëse aktori u shpreh se Erjola duhet të kalojë një herë këtë nominim të fortë me Roza Latin, Françeska Muratin dhe Heidi Baçin sepse sipas tij kjo do të tregojë shumë.
Biseda:
Erjola: Sa veta mendon se mund të shkojnë në finale Jul? Unë them 5
Juli: 5 janë gjysma e çmimit
Erjola: 5 mendoj unë, 6 janë shumë
Juli: Me të thënë të drejtën 4 janë tamam
Erjola: Nëse do të ishin 4 kush do të ishte
Juli: Nuk e di nëse është Meritoni, por ti, Egla dhe unë mund të shkojmë në finale
Erjola: Ti po edhe Roza është
Juli: Se di, por të shikoj si do të kalosh kërë herë sepse ka të bëjë shumë me këto që kanë ndodhur këto ditë
Erjola: Duke më vendosur gjëra mbi shpinë dhe duke më akuzuar kot. Ska gjë se unë e marr me sportivitet
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram