13 Nëntor, 2024

VIDEO/ Do të bëhet baba për herë të parë, Andi Shehu dhe partnerja e tij zbulojnë gjininë e bebit


Ish-konkurrenti i Përputhen, Andi Shehu, së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë me partneren Enki Nako.

Pas fejesës, në intervistën e tyre të parë, çfiti ndau lajmin e bukur se ishin në pritje të ëmbël.

Ditën e djeshme (12 nëntor) ata zbuluan gjininë e bebit në një ‘baby gender’ mjaft interesant.

Ne jeten time kam perjetuar shume emocione te ndryshme te cilat me kan sjelle buzqeshje,lot,te dridhura,ankth por cdo gje ndryshoi kete dite. Dita e cila une mora vesh qe do te behesha baba! Kete dite vertet i kam ndjer te gjitha keto emocione ne te njejten kohe dhe spo dija si ti shprehja… Dita me e bukur e jetes time deri tani! Faleminderit Zotit dhe faleminderit @enki_nako per kete bekim! Jua uroj te gjitheve ta provoni si ndjesi“,  shkruan Andi krahas postimit të tij.

Me anë të disa postimeve që vetë Enki i ka publikuar në rrjetet e saj sociale shihet qartë që dyshja do të bëhen prindër të një djali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🍒 (@enki_nako)

Kujtojmë që në edicionin e dytë të Përputhen, Andi Shehu dhe Tea Trifoni ishin një ndër “çiftet” më të pëlqyer nga publiku. Ata dolën bashkë nga programi, madje shpërndanë edhe llokume para se të linin përfundimisht studion.

tea trifoni, andi shehu (5)

Mirëpo, pas pak javësh në rrjet qarkulluan fotot e Teas me Beart Rexhepin duke u puthur dhe aty u zbulua se Andi dhe Tea nuk kanë qenë një çift i vërtetë dhe se nuk janë përputhur me njëri-tjetrin.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (6)

I ftuar asaj kohe në një intervistë Shehu u pyet se përse u sulmua më shumë Tea në krahasim me të kur të dy ishin në dijeni të situatës.

tea trifoni, andi shehu (4)

Fajtor kemi qenë të dy, pa përfshirë edhe pjesën tjetër që e kam bërë publike edhe herë të tjera. Nuk di kujt t’ia vë gishtin më përpara. Në radhe të parë ia vë vetes time normalisht që isha pjesë e gjithë asaj gjëje që u krijua. Pastaj edhe të gjithë të tjerëve me radhë që ishin qoftë edhe një shtysë sado e lehtë për të dalë në atë lloj përfundimi që më vonë u penduam”,- tha Andi.

tea trifoni, andi shehu (2)

Ndërsa, nëse do t’i jepej mundësia të ndryshonte një gjë nga rrugëtimi i tij në program, Andi tha në mënyrë të prerë: “Do të kisha dalë me Melisën”.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (3)

Pas skandalit me Tean doli që Andi dhe Melisa ishin një çift i konsoliduar, të cilët nisën bashkëjetesën dhe për to çdo gjë po shkonte shumë mirë.

andi shehu melisa lleshi (3)

Çifti konfirmoi se ishin bashkë në një nga videoklipet e Melisa Lleshit, ku në fund shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin në buzë.

andi shehu, melisa lleshi (3)

Mirëpo pas disa krizash të vazhdueshme në lidhjen e tyre, pas një kohe ata u ndanë përfundimisht.

U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.– u shpreh Amdi i ftuar në “E diell”. I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al