Detaje të reja kanë dalë në pah nga vdekja tragjike e 24-vjeçares Kamila Beliatskaya, e cila humbi jetën në një ishull në Tajlandë, pasi dallgët e morën me vete ndërkohë që ajo po bënte joga.
Një video është rregjistruar nga një dëshmitar i cili ka qenë prezent në vendngjarje.
Tayland’da kayalıklarda yoga yapan 24 yaşındaki Rus oyuncu Kamilla Belyatskaya, dev dalgaya kapılarak hayatını kaybetti. pic.twitter.com/5x7Mg6szZf
— Dünyadansonhaberler (@dunyadansonhabr) December 2, 2024
Në video, 24-vjeçarja nga Rusia shihet duke bërë joga në një shkëmb të madh, kur papritur një nga dallgët e furishme e ka rrëmbyer.
Trupi i vajzës fatkeqe u gjet më 1 dhjetor në plazhin Chaweng në ishullin Koh Samui, ku ndodhi ngjarja tragjike.
Partneri i saj, Grigory Anokin , me të cilin aktorja po përgatitej të martohej, tha se vdekjen e të dashurës së tij e kishte mësuar nga rrjetet sociale.
“Po lutesha për një mrekulli që e fejuara ime të ishte gjallë. jam i dërrmuar. Do të martoheshim pas disa ditësh”, tha 47-vjeçari, i cili prej 5 vitesh ishte në një lidhje me aktoren.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al