4 Mars, 2022

VIDEO/ Donald Veshaj i dërgon familjes së Adem Jasharit portretin që realizoi në “Big Brother VIP”


Donald Veshaj po i dërgon familjes së Adem Jasharit portretin që i realizoi vetë.

Ai zbuloi në “Big Brother VIP” se përveç aktrimit dhe moderimit, ishte dhe piktor. Ai ka mbaruar “Akademinë e Arteve” dhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka bërë disa piktura dhe një prej tyre ka qenë edhe portreti i komandatit legjendar Adem Jashari.

Kjo ndodhi me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, gjatë javës së fundit të formatit. I gjithë realizimi i portretit nga aktori i njohur është bërë bardh e zi dhe me një teknikë të veçantë që përdor një pluhur.

Donaldi realizon portretin e legjendarit Adem Jashari për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (FOTO) - InfoShqip.com

Bac u kry”/Donaldi pikturon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari - Bota Sot

Produksioni i ndërroi pikturën e Adem Jasharit? Olti Curri publikon videon dhe i thotë të gjitha - GazetaBlic

Donaldi shprehur asokohe se do dëshironte që edhe këtë pikturë ta nxirrte në ankand dhe me të ardhurat të ndihmohej një familje në Kosovë. Gjë e cila nuk u realizua. Sakaq, sot ai ka treguar në rrjetet sociale se po udhëton drejt Drenisës për të dorëzuar pikturën.

Në një video në Instastory ku shfaqet në makinë me Romeon Donaldi thotë: “Rrugës për në Kosovë. Në Drenicë. Për të dorëzuar pikturën te familja e Adem Jasharit. Aty ku ajo e ka vendin.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al