30 Prill, 2022

VIDEO/ “E pres në gjyq!” Donald Veshaj reagon pas deklaratës së Fifit: Po bëj gati avokatët


Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Fifit se do e hedhë në gjyq për skeçin e mbrëmjes së djeshme në “Më lër të flas”.

Ai ka publikuar një video ku thotë: “Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?”

Ndërkohë krejt papritur në video shfaqet Fifi e cila është e ulur me Donaldin në tryezë. “Prit se po bëj video thotë ai me ironi” dhe më pas vazhdon “Edhe unë jam gati të ndjek anën ligjore dhe po bëj gati avokatët e mi dhe le ta ndjekë. Ia them publikisht. E pres në gjyq.”

E gjithë kjo video ishte ironi për të treguar se ata janë ende miq teksa nuk dihet nëse ka qenë e gjitha lojë apo ata kanë patur pakënaqësi që i kanë sqaruar tanimë.

 

Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzikut shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi i tregon atij edhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”- i thotë ai teksa në dysheme shihen disa numra që vendosen nga policia në skena filmi dhe Donaldi që vendos një shkurre ose tufë me gjete(sepse nuk ishin lule) në vendin në fjalë).

Pas kësaj erdhi reagimi i Fifit e cila thoshte “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“.

Megjithatë, më pas duket se është penduar pasi e ka fshirë videon, ndonëse shumë vonë pasi tashmë është kudo në rrjet.

Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi.

Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”. Kështu, kjo fjalë u kthye në një epitet identifikues për të dy ata.

Para disa ditësh Fifi postoi një foto me Donaldin në Instagram ku shkori “Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë ëëë”, shkroi këngëtarja duke iu paraprirë komenteve që do “e akuzonin” për mendjemadhësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al