19 Mars, 2022

(VIDEO) Elvana Gjata si Dua Lipa! Çfarë i bashkoi dy artistet këtë herë?


Në 2017, Dua Lipa bëri një kërcim në një prej koncerteve të saj që asokohe nuk u pëlqye dhe madje mori kritika dhe ofendime të shumta. Që nga ajo kohë Dua është perfeksionuar shumë dhe tashmë performancat e saj janë të njëjta me ato të kërcimtarëve profesionistë. Në intervista të ndryshme Dua ka thënë se kritikat dhe urrejtja që ka marrë e ndihmuan të punojë dhe perfeksionohet.

Kështu, në përgjigje të njerëzve që e ofenduan, ajo e ka rikthyer këtë kërcim në turin e saj të fundit “Future Nostalgia” që e ka nisur nga SHBA. Sigurisht, këtë herë në një nivel profesionist. E pyetur nga Jimmy Fallon para disa javësh për këtë, Dua tha:

Ky moment më shkaktoi shumë trishtim. Po bullizohesha online dhe nuk ishte aspak e këndshme. Tani kur e shikoj nga një perspektivë tjetër e kuptoj që më ka ndihmuar të rritem dhe të bëhem artistja që jam sot. Më ndihmoi të perfeksionohesha, të bëja më shumë prova sepse dëshiroja të isha një performuese e vërtetë. Dhe tani unë e nis turin tim pikërisht me këtë kërcim.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

E duket se Dua po frymëzon edhe të tjerë me këtë kërcim. Mes tyre edhe artisten shqiptare Elvana Gjata. Kjo e fundit në fillim të këngës së re kërcen nën ritmet e muzikës dhe kërcimi i saj është dukshëm i frymëzuar nga lëvizjet e Duas. Kërcimi konsiston në lëvizjen e belit majtas-djathtas, në dukje i thjeshtë por që kërkon padyshim shumë punë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al