21 Nëntor, 2017

Video emocionuese/ Performanca e fundit live e Aleksandër Lalos në skenë


Ditën e djeshme artisti i madh Aleksandër Lalo u nda nga jeta papritur si pasojë e një ataku kardiak.

Humbja e kompozitorit Lalo,  ishte një lajm që shkaktoi dhimbje. Me veprën e një artisti gjenial, i cili nuk bënte kompromise, ai i dha muzikës shqipe krijimtari pafund që nga këngët, muzika e dhomës, ajo sinfonike, e deri tek kolanat e mrekullueshme zanore.

Sot, Rudina Magjistari e nisi emisionin me ngushëllimet për artistin Lalo.

Përmes një inserti, Magjistari riktheu në vëmendje  performancën e fundit të Aleksandër Lalos, më 14 Nëntor 2017, në ceremoninë e “Çmimeve Kult”, ku  kompozitori improvizoi në piano një këngë të fëmijërisë.

Krijimet e Lalos janë të paharrueshme që nga pjesëmarrja në festival me këngë të paharrueshme, si  “Kur jemi bashkë të dy” dhe “Kompozitori dhe fëmijët”- Luan Zhegu”, “Gëzimin njerëzve ua shtoj” – Liliana Kondakçi, etj, dhe veçanërisht në kolanat zanore të filmave si “Dimri i fundit”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Shi në plazh”, “Dy herë mat”, “ Vajzat me kordele të kuqe”, “Tingujt e harresës”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Emblema e dikurshme”, “Një gjeneral kapet rob”, etj. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al