26 Maj, 2022

VIDEO/ Eva Murati shfaqet pranë Dua Lipës në Itali


As Shqipëria dhe as Kosova nuk janë të përfshira në listën e vendeve të turit botëror të Dua Lipës, “Future Nostalgia”. Megjithatë, fansat e zjarrtë si Eva Murati mund të flurojnë drejt vendeve të tjera vetëm për të marrë pjesë në koncertet e saj.

Së fundmi Dua ndodhet në Milano ku ka realizuar koncertin e radhës dhe moderatorja seksi nuk e ka humbur mundësinë për ta ndjekur atë. Ajo ka fluturuar drejt shtetit fqinj dhe ka marrë pjesë në mbrëmjen magjike.

 

Eva ka postuar foto e video në rrjetet sociale nga koncerti i shqiptares e cila ndodhej shumë pranë saj, duke performuar në skenë. Moderatorja e sportit shihet se për këtë paraqitje kishte veshur një fustan të kuq të ngushtë që i theksonte linjat perfekte.

 

Ndonëse Dua nuk e ka bërë vendin tonë pjesë të turit ajo do vijë shumë shpejt për të performuar. Pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi se Dua do realizojë një koncert në fund të vitit. Po ashtu, edhe Rita Ora pritet të vijë këtë verë.

 

Dua do jetë pas disa muajsh në Prishtinë ku do realizohet festivali i saj “Sunny Fill” me pjesëmarrjen e artistëve të shumtë me famë botërore. Festivali u realizua për herë të parë në 2018 dhe pas një ndërprerje dy vjeçare prej pandemisë, do rikthehet sërish.

Verën e kaluar Dua kaloi disa javë në Tiranë e jug të Shqipërisë me familjen e saj duke i bërë edhe një super promovim vendit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al