Që prej nisjes së “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli është padyshim një ndër banorët më të preferuar nga publiku, ku dita- ditës mbështetja ndaj këngëtarit sa vjen dhe shtohet.
Gjatë një bisede me Kiarën Armaldon dhe Oltën në oborr, këngëtari u tregoi se ka vënë re që pranë shtëpisë kalojnë disa fëmijë të cilët brohorasin emrin e tij.
‘O Luiz o kampion’ dëgjohej nga pjesa e jashtme e shtëpisë, mirëpo duket se Oltës nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë aq sa është ndjerë dhe xheloze për fansat e këngëtarit.
Aktorja tha se kishte dëgjuar të bërtisnin ‘O Luiz o legen’ por Luizi e mori me të qeshura reagimin e saj dhe theksoi se kjo nuk ishte hera e parë që ai i dëgjonte ata të brohorisnin për të.
Pjesë nga biseda:
Luiz: Çfarë është?
Fansat jashtë “BBV”: O Luiz…
Kiara: O Luiz thotë
Olta: O Luiz o legen…
Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.
Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt.
Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë.
Maestro: Mos tha fjalë tjetër?
Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj.
Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al@albanianalbanian08HAHAHAHAHAHSHHH