10 Shkurt, 2024

VIDEO/ “Femër e pështirë”- Ilnisa i përmendi prindërit e vdekur, Erjola për pak kalon në përleshje fizike: Mos më prek me dorë…


Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, ku shkak është bërë vendi i gatimit.

Ishte gazetarja që ia shtyu tiganin banores, duke rrezikuar një djegie të saj. Ky veprim nuk u prit mirë nga moderatorja, e cila i tha Ilnisës se ishte skizofrene.

Ndërsa më pas Agolli e ka provokuar moderatoren, duke i përmendur edhe edukatën familjare, gjë që bëri që Erjola të shpërthente kundër gazetares, duke e kapur atë për krahu teksa e quante atë ‘femër e pështirë” dhe ndyrësirë.

Pjesë nga debati:

Erjola: Ti Ilnisa Agolli! Të jetë hera e parë dhe e fundit që ti më përmend familjen! Rri këtu?

Ilnisa: Mos më prek me dorë

Erjola: Mua nuk ma përmend do ti! Edhe njëherë ta përmendësh, do ikësh nga ke ardhur. Ti zonjë e nderuar, Hera e parë dhe e fundit që më përmend familjen! Femër e pështirë që nuk njeh kufij për famë. Kthe shpinën për ta mos dëgjuar të vërtetën

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al