Roza Lati dhe Ledjona kanë debatuar ashpër ditën e sotme në “Big Brother VIP”.
Gazetarja ka shpërthyer në ofendime ndaj moderatores, duke i thënë që është femra më mosmirënjohëse dhe më e shtirur në shtëpi.
Në një moment krahas Rozës ka kaluar Juli, të cilit Ledjona i tha që ti qëndrojë larg banores pasi mund ta dhunojë atë.
Pavarësisht ofendimeve që banorja i bëri, moderatorja tha që ndihet shumë mirë me veten e saj dhe nuk i bëjnë përshtypje fjalët që Ledjona i thotë.
Pjesë nga debati:
Ledjona: Mirënjohjen time ti se ke parë në ëndërr.
Roza: Kemi ardhur që të shohim mosmirënjohjen tënde. Kur të ofendosh sigurohu që të jesh e paprekshme në atë gjë.
Ledjona: Ti je femra më mosmirënjohëse që egziston këtu, më e shtirur. O drama, largohu Jul se do ta dhunosh pastaj edhe ku i dihet.
Juli: S’ka gjë se e kam dhunën e ëmbël
Roza: Po ec o goc
Ledjona: Kalo në dhunë se kemi prime sot.
Roza: Jo më bëri përshtypje seriozisht.
Ledjona: Vetja jote të bën përshtypje, ndjehesh mirë me veten?
Roza: Po, s’më sheh? Shiko dhe shkruaj
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram