Një temë interesante që fliste për veshjen e politikanëve shqiptarë mbrëmjen e djeshme në Top Show ka bërë që të ftuarit të zbulojnë disa detaje interesante.
Gazetarja Iva Tiço, ka treguar se në kohën kur ishte gazetare kulture dhe në ministri ishte Edi Rama, sot kryeministër, ajo ka parë që Rama poshtë xhinseve mbante pizhama ngjyrë gri.
“Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant, në atë kohë ishte ministër kulture dhe deri dhe pizhama nën xhinse, i dilnin pizhamat gri nën xhinse në konferencat për shtyp në dimër”. Ndiqni në këtë video se çfarë tha Iva Tiço: