Pothuajse të gjithë këngëtarët hasen me probleme të ndryshme gjatë performancave të tyre. Disa i shohim, e disa jo por tani po flasim për një incident që i ka ndodhur këngëtares së njohur Genta Ismaili.
Gjatë performancës në një club, teksa kërcente këngëtarja ka rënë nga skena. Blitz.al ka publikuar këtë moment kritik ku shihet se Genta ka rënë mbrapsht në pjesën ku qëndron publiku.
Duke qenë se Genta është shumë energjike në skenë mund të themi se ndodhin edhe incidente të tilla madje rikujtojmë se ajo është rrëzuar edhe disa kohë më parë gjatë një performance në New York. Gjithësesi shpresojmë që edhe këtë herë ta ketë kaluar me lehtësi.