Gjon Muharremaj i ka mahnitur të gjithë me performancën e tij në “The Voice All Stars France”. Këngëtari u shfaq të shtunën në audicionet e fshehura në Francë për të konkurruar me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, shkruan “WiwiBlogs”.
I ulur në mes të skenës vetëm me një piano, artisti këndoi këngën “Corps”. Muharremaj arriti që me talentin e tij të tërhiqte vëmendjen e të pestë anëtarëve të jurisë, të cilët u kthyen njëri pas tjetrit për të pasur mundësinë që ta merrnin artistin në skuadrën e tyre.
Gjoni arriti deri në gjysmëfinale me Mika-n, trajnerin e tij. “The Voice All Stars” feston dhjetë vjetorin e shfaqjes.
Pasi përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021” dhe u rendit i treti, duket se Gjon’s Tears (emri i tij artistik), ka gjetur këtë mënyrë për të qenë sërish pjesë e skenës në një kohë pandemie.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al