19 Mars, 2022

VIDEO/ I dashuri i saj largohet për pak minuta, veprimi i vajzës në lojën ‘kiss cam’ bëhet viral në rrjet


Një çift i panjohur janë bërë viralë në internet teksa morën pjesë në lojën ‘kiss cam’ gjatë lojës NHL mes Vancouver Canucks dhe Detroit Red Wings. 

“Kiss Cam” është një lojë që zhvillohet gjatë ngjarjeve sportive në arenë ose stadium kryeshisht në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada . Një kamerë ‘kiss cam’ skanon turmën dhe zgjedh një çift fitues dhe më pas imazhet e tyre shfaqen në ekranet e mëdha në arenë.

Shumë çifte ose ndonjëherë edhe të panjohur marrin pjesë në lojë duke shkëmbyer puthje në buzë. Por momenti i kapur nga kamerat në “Rogers Arena” ka shkaktuar të qeshura nga tifozët dhe është bërë viral në internet.

Një vajzë e ulur në vendin e saj, pranë një karrigeje bosh vendosi që në momentin e “kiss cam” të shkëmbejë një puthje me një të panjohur.

Ndërsa në ekran shfaqen puthjet e çifteve të tjera, i dashuri i të vajzës ulet në karrigen pranë saj, dhe në atë moment kamera e shpall atë fitues të lojës.

E gjithë arena shpërtheu në të qeshura nga ragimi i djalit, i cili nuk ishte në dijeni të asgjëje dhe nuk dinte pse e ka fituar lojën.

Shikoni reagimin e tij në video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al