29 Shtator, 2017

Video/ “I qërova qepën që të mos humbasë rimelin nga lotët”, gazetarja puthje live me bashkëshortin


Gazetarët Rudina Xhunga dhe Dritan Hila ishin sot të ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan.

Çifti tha se është hera e tyre e parë që dalin së bashku në një emision. Por, ndërkohë që Xhunga dhe moderatorja Arjola Shehu flisnin për recetat që do të gatuanin Hila ka ‘përfituar’ dhe ka përgatitur disa nga produktet, madje ka qëruar qepë edhe për “kundërshtaren” e tij.

Sapo gazetari tha që ka qëruar qepë edhe për bashkëshorten, Xhunga nuk ka nguruar dhe i ka dhuruar një puthje.

“I qërova bashkëshortes një qepë në mënyrë që mos humbasë rimelin nga lotët”, tha Hila. Ndërkohë që Xhunga shtoi se ndihet me fat që është bashkëshortja e tij./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al