Gazetarja Ilnisa Agolli dhe moderatori Meriton Mjekiqi janë dy nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të ‘Big Brother VIP Albania 3’.
Dyshja është në fillimet e një romance, dhe gjatë natës së sotme janë mbuluar me jorgan në shtrat dhe kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime. Pasi janë zbuluar, Meritoni ka filluar të qeshë, ndërsa gazetarja i drejtohet me fjalët “Mos më bëj të flas tani”.
Ndërsa më pas dyshja ka pasur edhe një debat me njëri-tjetrit. Ku ishte Ilnisa që iu drejtua moderatorit se nuk ka limite.
Biseda:
Ilnisa: Larg nga unë! Ti nuk ke limite fare! Zero. S’ke fare limite! As bisedë, vetëm muhabet këngësh ke.
Meritoni: Hajd e flasim për diçka tjetër tani
Ilnisa: A m’ke dasht? A t’kam dasht?
Meritoni: Kush po i thotë këto?
Ilnisa: Leje tani. Je ti ajo që i krijon ato, jo unë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al